Një femër e dyshuar në Ferizaj ka therur me thikë të dashurin e saj.
Deri te rasti ka ardhur për shkak të xhelozisë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të dy kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, më vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.
“Ferizaj 05.11.2021-19:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për shkaqe xhelozie e ka therur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të dashurin e saj. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor pasi që edhe e dyshuara kishte lëndime trupore dhe ishte e shqetësuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta “Enigma”/