Policia e Kosovës kaq njoftuar se një person ka marrë lëndime pasi është goditur nga një veturë në Prizren.
Rasti sipas raportit ditor të PK-së ka ndodhur në Rrugën “Wesley Clark” të premten pasdite.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërkaq, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Wesly Clark, Prizren (05.11.2021 – 17:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë derisa po e kalonte rrugën. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta “Enigma”/