Dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga ekipi vendës, Ballkani, ishte e tëra sa i përket realizimit në ndeshjen kryesore të së shtunës, pasi ky takim u mbyllë me rezultat të pastër (2:0) për vendës, shkruan Gazeta Enigma
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me forca të nivelizuara dhe pa gola të shënuar në asnjërën portë, kurse pjesa e dytë i takoi në tërësi ekipit vendës, Ballkanit, për rezultatin përfundimtar 2:0.
Së pari, Kuç shënoi golin fillestar për të zhbllokuar lojën, ndërsa 8 minuta më vonë, saktësisht në atë të 62’ Jashanica dyfishoi epërsinë e vendësve, për epilogun përfundimtar. / Gazeta Enigma/