Një person është therur me thikë në fshatin Molliq të Gjakovës për shkak të një borxhi.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ka njoftuar policia.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Molliq, Gjakovë 06.11.2021 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.