Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se tetë raste pozitive janë shënuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440.
Në total numri i rasteve aktive është 462.