Vitamina D është thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të trupit.
Është një vitaminë që trupi prodhon kur është në diell, kështu që është relativisht e lehtë të sigurohet në trup. Thjesht bëni një shëtitje dhe lëreni trupin tuaj të bëjë gjënë e tij dhe të mbledhë të gjitha përfitimet e dritës së diellit.
Mirëpo, tani që i jemi rikthyer dimrit, kur largohemi nga puna, jashtë tashmë është errët. Nëse nuk e ekspozojmë veten mjaftueshëm ndaj dritës së ditës, kjo mund të çojë në mungesë të vitaminës D, e cila kufizon aftësinë e trupit tonë për të absorbuar kalciumin dhe fosfatin nga ushqimi që hamë.
Të dhënat thonë se afërsisht 20 për qind e popullsisë ka nivele të ulëta të vitaminës D, gjë që mund të çojë në një sërë gjendjesh shqetësuese. Tek fëmijët, mund të shkaktojë rakit, dhe te të rriturit, një gjendje të dhimbshme kockore të quajtur osteomalacia, e cila në fakt është një çrregullim i mineralizimit të kockave.
Nutricionisti shpjegoi pse ndodh mungesa e vitaminës D
Vitamina D, përveçse në diell, mund të merret në organizëm nëpërmjet ushqimit. Është e nevojshme të rritet marrja e peshkut yndyror, mishit të kuq, drithërave dhe të verdhës së vezës. Ka edhe suplemente të vitaminës D që mund të ndihmojnë.
Në përputhje me Udhëzimet për përdorimin e vitaminës D, përqendrimi i rekomanduar i vitaminës D në gjak në popullatë duhet të jetë 75 nmol / L – 125 nmol / L për mbrojtje optimale kundër sëmundjeve infektive. Në të rriturit që janë në rrezik për mungesë të vitaminës D, rekomandohen doza parandaluese të vitaminës D, që variojnë nga 1500 deri në 2000 IU vitaminë D. Doza e rekomanduar ditore në nivel BE është 5 μg në ditë, që është 100 për qind e marrja e rekomanduar ditore.
Simptomat e niveleve të ulëta të vitaminës D ndryshojnë nga personi në person. Shtatë shenja paralajmëruese të zakonshme janë humori i keq, dobësia e muskujve, shtimi në peshë, lodhja, dhimbjet e kockave dhe kyçeve, skalpi i djersitur dhe nëse jeni shpesh i sëmurë.
Në rast se përjetoni këto simptoma ose ndonjë prej tyre, konsultohuni me mjekun tuaj për hapat e mëtejshëm. /Gazeta “Enigma”/