Në Beograd ka ardhur deri te tensionet për shkak të muralit të kriminelit të luftës Ratko Mladiq.
Siç njofton B92, aktivistja për të drejtat e njeriut Aida Qoroviq është arrestuar dhe më pas liruar pasi ka gjuajtur me vezë në muralin e Mladiqit.
Qytetarët janë mbledhur në rrugë për t’i dhënë mbështetje aktivistet, por në rrugë dolën edhe përkrahës të Mlladiqit.
Dy grupet u ndanë nga kordoni i Policisë.
Siç raportojnë disa mediume, përkrahësit e Mlladiqit kanë gjuajtur me dërrasa.
Nacionalistët e mbledhur kanë kënduar “Srebrenica nuk është gjenocid” dhe kanë thirrur emrin e Mladiqit.
Në anën tjetër aktivistët kanë mbajtur pano me thirrjet se “murali duhet të bjerë” dhe kanë gjuajtur me vezë.
Pas protestës raportohet se qëndron Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Protesta ka mbaruar, ndërsa janë paralajmëruar tubime edhe ditët në vijim.
Politikani opozitar serb Çedomir Jovanoviq ka thënë se Policia ka vendosur ta mbrojë një mural që lartëson kriminelin e luftës. /Gazeta “Enigma”/