Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 1 person ka humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 1.351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve, janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.
Deri më sot 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521.
Në total numri i rasteve aktive është 427. /Gazeta Enigma.