Një varkë që “fluturon” mbi ujë dhe ngjason me një anije kozmike. Ky është koncepti më i ri i varkave që po projektohet nga ndërtuesit italianë të jahteve “Persico Marine” në bashkëpunim me “Carkeek Design Partner”.
Modeli i konceptuar i kësaj hiper-varke është 21 metra i gjatë, ka në përbërje të saj karbon dhe është konceptuar të ketë një siluetë aerodinamike, e cila është e favorshme për lundrime të rrezikshme.
Persico F70 ndryshe nga shumica e jahteve, përveç shpejtësisë, ka një detaj që e veçon nga pjesa tjetër: kombinimi i prakticitetit me luksin. Ky koncept është menduar të përdoret për gara shpejtësie në ujë, por gjithashtu edhe për lundrim të lirë.