Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Greqisë në Athinë.
Para ndeshjes, në konferencë për media doli trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, i cili tha se lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë, madje edhe të vdesin për vendin e tyre.
“Ndaj Greqisë do të jetë më ndryshe, më vështirë. Ata jane ekip shumë më i mirë. Secili futbollist duhet të japë maksimumin, për të vuajtur në fushë, të japë gjithçka, për të vdekur për shtetin e tij. Do të provojmë të japim maksimumin dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha Gliha.
Ndeshja ndaj Greqisë luhet të dielën në Athinë me fillim nga ora 20:45.
/Gazeta Enigam/