Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle, ka përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Mandle u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të dhënë kontributin e tyre në forcimin e demokracisë.
“Faleminderit për interesimin. Është gjithçka për demokracinë, është për votat në 21 komuna të Kosovës. Është e rëndësishme për BE-në që demokracia të triumfojë. Ne jemi 62 vëzhgues në këto komuna dhe po e shikojmë nga afër mbarëvajtje”, ka thënë ai.
“Ne do ta përcjellim nga afër edhe rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve, të martën në ora 12 do ta publikojmë raportin për raundin e dytë. Kur them se është gjithçka është për demokracinë, dua t’i inkurajojë qytetarët që të votojnë dhe të kontribuojnë për demokracinë, pasi BE-ja e zyrtarë të tjerë të zgjedhjeve janë duke bërë shumë që të forcojnë demokracinë në Kosovë”, ka shtuar tutje Mandle.