Sot zhvillohen ndeshjet e grupeve C, F dhe I të kalendarit Europian kualifikues për Kupën e Botës “Qatar 2022”, shkruan Gazeta Enigma.
Zvicra dhe Italia kanë nga 15 pikë në tabelën aktuale të grupit “C”, ndërsa zhvillojnë takime të ndara me Bullgarinë përkatësisht Irlandën Veriore, përmes të cilave synojnë të “rrëmbejnë” pozitën e liderit në grup, për të siguruar biletën e drejtpërdrejtë për botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.
Në grupin C poashtu zhvillohen ndeshjet e rrethit të fundit, të tetat me radhë të ekipeve përfaqësuese, ndërsa ato nuk kanë ndonjë rëndësi për renditjen përfundimtare, pasi Danimarka me 27 pikë tanimë ka siguruar pjesëmarrjen në “Qatar 2022”, ndërsa Skocia pretendon që përmes barazhit të siguroj një vend në botëror.
Edhe në kuadër të grupit “F” gjërat janë pothuajse të qartësuara e kristalizuara sa i përket tabelës përfundimtare dhe radhitjes së kombëtareve, pasi Anglisë, e cila ka punë të lehtë me San Marinon, mjafton një barazim në udhëtim për të përfunduar e para. Ndërsa Polonia synon të ngadhënjej ndaj Hungarisë përkundër që fitorja nuk ndryshon asgjë edhe nëse Anglia barazon, pasi nuk do të arrij me kuotën e pikëve, ndërsa Shqipëria si e treta në grup nuk mund ta rrezikoj për pozitën e dytë në plasmanin përfundimtar pasi aktualisht ngecë me 5 pikë prapa si diferencë.
Edhe Kombëtarja Shqiptare takimin e sotëm kundër Andorës e zhvillon më shumë për prestigj pasi logaritet favorite e sigurtë, ndërsa fitorja i nevojitet vetëm për ta përmirësuar akoma më shumë plasmanin e saj në renditjen e përgjithshme mujore të FIFA-S dhe për ta përmbyllur kampanjën kualifikuese në mënyrë sa më të pozitive./Gazeta Enigma/