Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili e ka kanosur nënën e tij.
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, i dyshuari e kishte kanosur dhe mbajtur për dore nënën, duke mos e lejuar të dalë nga vetura.
Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Prishtinë, 15.11.2021 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë në veturë së bashku me nënën e tij viktimën femër kosovare, e kishte kanosur atë dhe mbajt për dore, duke mos e lejuar të dalë nga vetura, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia. /Gazeta “Enigma”/