60 mijë euro është shuma totale e gjobave të cilat PZAP i ka shqiptuar ndaj subjekteve politike në vend, në dy raundet e zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta “Enigma”.
Vetëm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 14 nëntor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë prej 13 mijë e 500 euro.
Gjobat erdhën për shkak të shkeljes së rregullave nga ana e KQZ-së, lidhur me heshtjen zgjedhore.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta “Enigma”, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
“Në këtë shumë të gjobave është e përfshirë shuma prej 13,500.00 euro, për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore, të shtunën me 13.11.2021 dhe për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të mbajtura me 14 nëntor 2021”, bëri të ditur Desku.
Listës së dënimeve gjatë gjithë procesit zgjedhor i prinë Lëvizja Vetëvendosje me gjobë 16 mijë e 400 euro, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 15 mijë e 800, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 mijë euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 15,000.00 euro,
Lëvizja Vetëvendosje – LVV = 16,400.00 euro,
Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 15,800.00 euro,
Srpska Lista = 8,100.00 euro,
Partia Liberale Egjiptiane – PLE = 300.00 euro,
Iniciativa Qytetare për Obiliqin = 1,250.00 euro,
Lista e Pavarur-Bekim Jashari = 1,800.00 euro,
Organizata Balli Kombëtar Demokrat-OBKD = 300.00 euro.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës –AAK = 300.00 euro”. Që nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri në përfundim, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumë prej 59 mijë e 250 euro. /Gazeta Enigma.