Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID është 405.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,980 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.
Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma/.