450 mijë euro para të një banke komerciale dyshohet se u grabitën të enjten, në grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Kështu ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të drejtësisë.
Policia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur shtinë me armë zjarri në drejtim të një automjeti, i cili qe duke transportuar para të bankave të premten pasdite.
LEXO EDHE: Flet qytetari që e pa grabitjen e armatosur të veturës që po transportonte para të bankës
Disa orë pas aktit, policia gjeti veturën me të cilën dyshohet se kishin vepruar të dyshuarit gjatë realizimit të grabitjes.
Vetura u gjet e djegur në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës.