Flet qytetari që e pa grabitjen e armatosur të veturës që po transportonte para të bankës

Flet qytetari që e pa grabitjen e armatosur të veturës që po transportonte para të bankës

Përgjatë mesditës së të enjtes një veturë që po transportonte para të bankës është sulmuar me armë zjarri.

Ndërkohë, një qytetar që ka rastisur në vendin e ngjarjes, ka thënë për Gazetën Sinjali se të gjitha automjetet që kanë qenë afër vendit ku ndodhi grabitja, me ngut janë kthyer prapa shkaku i frikës nga gjuajtja e armëve.

“Zoti na rujt qaty kom qellu, me kombi të punës, veç kërsitke kallashi, edhe bomba gjujshin, kom ik rikferc temas, krejt kerret që kem, kemi ik”, ka thënë tha ky qytetar.

Ndërkaq, nga Policia e Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ekipi i kompanisë së sigurisë, ndërsa të dyshuar nuk janë identifikuar ende./Gazeta Enigma/

Related Articles