Konfirmimi i Hovenier si Ambasador i ShBA-së në Kosovë, reagon Grenelli

Konfirmimi i Hovenier si Ambasador i ShBA-së në Kosovë, reagon Grenelli

Diplomati Jeffrey Hovenier është konfirmuar sot Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Pas konfirmimit të tij nga Senati amerikan, ka reaguar ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, raporton Gazeta Enigma.

Grenell e ka uruar Hovenierin për konfirmimin e tij si ambasador, përmes një postimi në Twitter.

Ndryshe, Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.

Related Articles