Një person dyshohet se është vetëvrarë të premten, në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një trup të pajetë, në një shtëpi në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës (mashkull) 50 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Ahmeti për Gazetën “Enigma”.