Në Lipjan burri sulmon bashkëshorten

Në Lipjan burri sulmon bashkëshorten

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Lipjan, meqenëse i njëjti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij me një mjet të fortë.


Në raportin policor të 24 orëve të fundit, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 21.04.2021 – 18:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.”, shkruan në këtë raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari për sulm të dërgohet në mbajte.

Related Articles