Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se ka menaxhuar ndeshjen e tij të fundit në krye të Manchester United dhe do të shkarkohet shumë shpejt nga drejtuesit e klubit nga Old Trafford.
Bordi i United thirri një mbledhje urgjente pas poshtërimit 4-1 në Vicarage Road nga Watfordi në ndeshjen e javës së 14-të të Ligës Premier.
Sipas mediumit The Sun, Solskjaer i tha lamtumirë stafit dhe lojtarëve të tij pas humbjes brutale dhe drejtuesit e klubit pritet ta shkarkojnë brenda 48 orëve.
Shkarkimi i Solskjaer do t’i kushtojë klubit anglez 7.5 milionë funte pasi norvegjezi nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare në muajin korrik.
Solskjaer will be sacked https://t.co/nF4UsaP1Tg— The Sun (@TheSun) November 20, 2021
Ole Gunnar Solskjaer has managed FINAL GAME for Man Utd and will be sacked | @ncustisTheSun https://t.co/KpMPdN9k6E pic.twitter.com/EgzsESVdmf— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 20, 2021
Pas humbjes së thellë nga Watford, tifozët e Unitedit u përkujdesen ta vërshëllejnë Solskjaerin, i cili tundte dorën duke iu kërkuar falje.
Bruno Fernandes u hodh në mbrojtje të trajnerit të tij dhe u përplas me tërbim me mbështetësit e klubit.
Por, tani Solskjaer thuhet se do të largohet nga Old Trafford në orët e ardhshme dhe vetëm po pritet lajmërimi zyrtar nga klubi.
Ole Gunnar Solskjær apologies to Man United fans. Bruno Fernandes sends a clear message to the whole team – like ‘don’t blame only the manager’. ???? #MUFC
⤵️???? @footballdaily pic.twitter.com/3EZc5t2DBp— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 20, 2021
Pronarët Glazers po kërkojnë ta zëvendësojnë atë me Zinedine Zidane, pavarësisht se janë të lidhur edhe me Brendan Rodgers, Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino.
Drejtuesit e klubit deri më tani kanë dështuar në përpjekjen e tyre për të joshur Zidanen për të ardhur në Old Trafford, me francezin e papunë që pret deri në fund të këtij sezoni për të pranuar ofertat.
Ndryshe, Solskjaer ka fituar vetëm katër nga 13 ndeshjet e tij të fundit, pavarësisht se ka forcuar skuadrën e tyre me përforcime si Cristiano Ronaldo, Raphael Varane dhe Jadon Sancho.