Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shënuar një fitore të madhe në boks ndaj francezit, Jorick Luisetto.
Në stadiumin SSE Arena, Marku mposhti me vendim të gjyqtarëve Luisetton, pas një meçi shumë të fortë që zgjati tetë raunde, shkruan LIG Sport.
????️???? “Conor Benn is a coward!”@FlorianMarku92 coming for Tirana! ????????????
???? #FightNightLondon | @SkySportsBoxing | @boxxer pic.twitter.com/To3NgwebKs— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) November 20, 2021
Pas meçit Marku foli para kamerave të Sky Sport dhe falënderoi të gjithë për përkrahjen.
Ai po ashtu tha se mezi pret që një luftë ta zhvilloj në stadiumin e Tiranës në Shqipëri.
“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë”, deklaroi Marku.
“Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti”, shtoi ai.
Tutje Marku mes emocioneve tha “Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. JU DUA!”
/Gazeta Enigma/