Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Presidentja Osmani të shtunën në Kanada kishte thënë se Serbia ka shfrytëzuar donacionet e vaksinave duke shtyrë shtetet në Afrikë të mos e njohin Kosovën.
Ndaj kësaj të dielën ka reaguar Vulin që ka thënë se Osmani po gënjen, ndërsa ka thënë se Serbia ka dhuruar edhe teste për koronavirus në Kosovë e madje edhe ka vaksinuar shqiptarë të Kosovës që nuk kanë mundur të vaksinohen në Kosovë.
Vulin për “Tanjug” ka thënë se nuk është e vërtetë kjo dhe se Serbia ka ndihmuar pa kushtëzime.
“Serbia dërgoi teste për koronavirus në Prishtinë, ndaj nuk kushtëzoi me asgjë, ashtu siç i dha Prishtinës kalim të papenguar të vaksinave dhe pajisjeve mjekësore, pavarësisht se dokumentet doganore ishin jo të plota dhe të pasakta. Mijëra shqiptarë, të cilët për shkak të paaftësisë dhe mosinteresimit të pushtetarëve në Prishtinë nuk mundën të vaksinohen, erdhën në Bunajoc, Preshevë, Vranjë dhe morën vaksina falas. Duhet të keni barkun si Vjosa Osmani, që të gëlltisni dhe të thoni një gënjeshtër kaq të madhe për Serbinë”, ka thënë Vulin.
Blerim Vela ndaj këtyre deklarimeve ke reaguar në Twitter.
“Vulin vazhdon të gënjejë duke përdorur gjuhë të urrejtjes. Serbia joshi vendet në Afrikë dhe Lindje të Mesme me donacione të vaksinave që të mos e njohin Kosovën”, ka shkruar Vela, ndërsa ka postuar një link të MPJ-së së Serbisë ku flitet për një donacion prej 40 mijë vaksinave të AstraZenecas që Serbia ia bëri Ugandës.
Ndër të tjera në atë njoftim të MPJ-së së Serbisë thuhet se: “Shefi i Diplomacisë së Serbisë falënderoi bashkëbiseduesin e tij për mbështetjen parimore të Ugandës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.
⛔️ #Serbia’s chief draft dodger #Vulin continues to lie while using hate speech.
Serbia lured countries in Africa & the Middle East with vaccine donations not to recognize #Kosovo.
See recent post on vaccine donation to Uganda, which refers to #Kosovo.https://t.co/2k0bhvioLi pic.twitter.com/We58rDIsex— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 21, 2021