Dy trajnerët, Batatina e Isufi flasin pas ndeshjes Llapi – Ballkani

Dy trajnerët, Batatina e Isufi flasin pas ndeshjes Llapi – Ballkani

Ka përfunduar xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi Futbollistik “Llapi” triumfoi thellë 4-1 ndaj Ballkanit në stadiumin e Merdarës.

Pas ndeshjes kanë folur dy kryetrajnerët, Tahir Batatina i Llapit dhe Bekim Isufi i Ballkanit.

Tahir Batatina, trajner i FC Llapi

I pari i bankinës së Llapit, Batatina, vuri në dukje se ka funksionuar strategjia e tij me zëvendësime, të cilat tha se kanë qenë tejet efikas dhe kanë ndryshuar rrjedhën e lojës në tërësi.

 “Në pjesën e parë luajtëm jo mirë, nuk e luajtëm atë lojë që e dua si trajner dhe pjesën e dytë u thash lojtarëve që duhet ta ndryshojmë komplet strategjinë e lojës nëse duam t’i arkëtojmë tri pikë. Edhe me Prishtinën e kanë përcaktua ndeshjen zëvendësimet. Trajneri nuk është vetëm me mbajtë stërvitje, trajneri tregohet edhe në lojë’, tha ai.

Kreu i bankinës së Llapit madje u shpreh bindës në raort me kualitette e skuadrës së tij dhe asaj të kundërshtarit, si dhe potencialit të skuadrave, duke e cilësuar “kafshatë të lehtë” Ballkanin për Llapin.

‘Kur kam arrit me e mposhtë Prishtinën në minutat shtesë, Ballkani mendoj që është ‘petull shumë e hollë’ për Llapin, dhe sot vërtetuam që mund të luftojmë për kreun e tabelës. Kampionati është i gjatë dhe ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje”, tha Batatina pas ndeshjes.

Bekim Isufi, trajner i FC Ballkani

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi në anën tjetër e vlerësoi Llapin, i cili sipas tij, shënoi fitore nga gabimet e futbollistëve të Ballkanit.

‘E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore”, tha ai.

Isufi më tej foli edhe për kushtet dhe terrenin, të cilat tha se e kanë sanksionuar Ballkanin, pasi sipas tij terreni ka qenë i papërshtatshëm për strategjinë e lojës që zhvillon Ballkani.

“Pos tjerash në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj se si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mire”, tha Isufi.

Në fund trajneri i Ballkanit vuri në dukje se ishin gola të cilët kanë qenë të ndërtuara si aksione nga Llapi, por të pësuar nga gabimet e skuadrës së tij, ndërsa potencoi edhe mungesat në skuadër, për të cilat tha se ndikuan në epilogun përfundimtar.

Ballkani ka dështuar ta rikthej vendin e parë në javën e 14-të dhe tani mbetet në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Llapi një pozitë më poshtë me tri pikë më pak, gjithsej 22./Gazeta Enigma/

Related Articles