Sot në mëngjes, Manchester United njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Kjo erdhi pas humbjes së thellë 4:1 ndaj Watfordit në udhëtim dje.
Një fotografi e Ole Gunnar Solskjaer duke u përshëndetur me tifozët tani është publikuar në rrjetet sociale.
Trajneri norvegjez u largua nga Carrington para disa minutave teksa iu drejtua tifozëve me këto fjalë: “Ishte një nder të punoja për Manchester Unitedin”.
Ekipin për pjesën e mbetur të sezonit do ta udhëheqë Michael Carrick.