Këtë të diele rreth orë 16:20 ka ndodhur një aksident mes një kamionete dhe një veture në fshatin Pozhar të Deqanit, nga ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Për Gazën ‘Enigma’ lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, i cili ka thënë se i lënduari është dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Pejës.
Shkak i aksident dyshohet të ketë qenë mos-përshtatja e shpejtësisë.
Njësitet e policisë po bëjnë hetimet në vendin e ngjarjes./Gazeta Enigma/