“Bllokada e Spanjës, penalizuese për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”

“Bllokada e Spanjës, penalizuese për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadriaj në një intervistë për Gazetën “Enigma”, ka thënë se vlerëson se njohja e pavarësisë së Kosovës, nga shteti spanjoll do krijonte një situatë të re në rrugën euroatlanetike të Kosovës.

 “Ne si komision kemi kërkuar të hartohet një lloj strategjie e komisionit sepse për shkak të pandemisë ne nuk kemi mundur ta zhvillojmë sa duhet diplomacinë parlamentare. Këto deklarata nga shteti spanjoll ne i mirëpresim dhe shpresojmë që njohja e këtij shteti të ndodh sa më parë, sepse ne kemi parë që në parlamentin spanjoll ka pasur deputet që kanë ngritur zërin dhe kanë thënë që duhet njohur pavarësinë e Kosovës”, theksoi ajo.

Sipas saj, mos njohja nga Spanja me automatizëm ka bllokuar rrugën e Kosovës drejt BE-së ndër vite. “Në të gjitha instancat, por edhe me ambasador të vendeve mike ne kemi kërkuar që të na ndihmojnë në këto 5 vende që nuk e njohin Kosovën, sepse me automatizëm ne po bllokohemi edhe në proceset e tjera që janë të ndërlidhura”, ka thënë tutje ajo.

Gazeta spanjolle, The Objective, më 20 nëntor, botoi një artikull ku shkruhej se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez po përgatitet të bëjë një kthesë historike në pozicionin e shtetit të tij ndaj Kosovës duke hapur një zyre ekonomike apo kulturore në Kosovë. /Gazeta Enigma.

Related Articles