Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.
Hoxhaj përmes një postimi veprimin e qeverisë Kurti e ka quajtur skandal. Ai ka shkuar edhe më tutje duke thënë se Qeveria aktuale i la të mosharit pa vaksina, dhe se tani po ua zvogëlon edhe atë pak ndihmë që u duhet për barna.
Postimi i tij i plotë.