Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, shumica prej të cilëve raportohet të jenë shqiptarë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tha se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut.
Tutje Kurti theksoi se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.
“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti./Gazeta Enigma/