Pedofilia dhe abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, temë tabu në Kosovë

Pedofilia dhe abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, temë tabu në Kosovë

Disa dukuri të cilat tash e sa vite pas luftës, mbeten tema tabu, për të cilat shoqëria jonë ende nuk i ka trajtuar siç duhet, janë pedofilia dhe abuzimet seksuale me fëmijë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve, për Gazetën “Enigma”, nga Policia e Kosovës kanë thënë se të dhënat nuk i kanë të ndara sipas moshës, por në statistika të përgjithshme.

“E vetmja vepër penale që parashihet me kod penal ku përmenden vetëm fëmijët është “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” thuhet në përgjigjen nga Policia e Kosovës.

Por, a ka ndikuar mos trajtimi i duhur i tyre në rritjen e pedofilizimit  dhe rritjes së rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve në Kosovë?

Në lidhje me këtë temë për Gazetën “Enigma”, është prononcuar kriminologu Ismajl Veliu, i cili ka thënë se kjo dukuri në Kosovë, që nga mbarimi i luftës është në rritje.

Ismajl Veliu, kriminolog

“Pedofilia në Kosovë është në rritje si dukuri në krahasim me vitet e pasluftës. Nga disa të thëna të organizatave për mbrojtjen e fëmijëve në Prishtinë dhe nga Shërbimi Policor i Kosovës tregohet se ka pas lajmërime nga prindërit e viktimave që janë abuzuar seksualisht fëmijët e tyre, dhe për këtë ata kanë kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse. Por shumë raste nuk janë edhe të njohura  për anëtarët e familjes dhe për opinionin publik”, ka thënë ai.

I pyetur nga Gazeta “Enigma”, se si qëndron raporti i statistikave të fëmijëve të abuzuar seksualisht në raport me vende tjera, Veliu ka deklaruar se Abuzimi seksual i fëmijëve në Kosovë nuk është aq i madh në krahasim me shtetet tjera të rajonit.

“Abuzimi seksual i fëmijëve në Kosovë nuk është aq i madh në krahasim me shtetet tjera të rajonit, por është ne rritje. Në Kosovë ka pasur disa raste të abuzimit seksual të fëmijëve, të cilat janë treguar para opinionit publik nga mediat”, ka thënë ai.

Veliu ka përmendur disa raste të abuzimit seksual me fëmijë në Kosovë të cilat, sipas tij  ishin mjaftë të ndjeshme dhe të rënda.

“Rasti më shokat të cilin e ka tronditur edhe shoqërinë kosovare, ishte rasti i dhunimit dhe ma pas mbytja e vajzës 7 vjeçare Elona Krasniqi, nga xhaxhai i saj, e cila kishte ndodhur në vitin 2006 në komunën e Shtimes. Rastet tjera të cilat janë te njohura për opinionin publik janë, abuzimi seksual e femrës 11 vjeç dhe me pas vrasjen e sajë nga një ushtarak i forcave të KFOR-it që kishte ndodhur në komunën e Kamenicës në vitin 2000, ky rast është dënuar nga institucionet ndërkombëtare  dhe vendore”.

“Në vitin 2007, një 37 vjeçar nga Kaçaniku e ka ftuar në katin e dytë të një shtëpitë pabanuar viktimën femër, të moshës 9 vjeçe gjoja që t’i japë të holla dhe pastaj të njëjtën ka tentuar ta dhunoj. Viktima ka arritur të ikë nga i dyshuari”, ka theksuar Veliu.

Në Kosovë sipas Veliut ka shumë abuzime tjera seksuale të fëmijëve nga pedofilët  të cilët janë panjohura, sepse sipas tij, në të shumtën e rasteve vet viktimat që kanë përjetuar abuzim seksual janë te frikësuar, dhe ato në të shumtën e rasteve nuk i tregojnë të afërmeve të tyre se çka ka ndodhur.

Tutje, Veliu, ka treguar se ka tipe të ndryshme të abuzimit me të miturit dhe disa nga fëmijët përjetojnë më shumë se sa një nga këto forma.

“Abuzimi fizik përfshin veprimet e dhunshme të vullnetshme që dëmtojnë ose vrasin fëmijët. Të tilla janë shenjat e mavijosjes së pashpjegueshme, kocka të thyera ose shenja djegie tek një fëmijë mund të jenë shenja të abuzimit fizik mbi ta”.

“Abuzimi seksual ndodhin kur të rriturit i përdorin fëmijët për të arritur kënaqësi seksuale ose i ekspozojnë ata për dhe ndaj veprimeve seksuale. Abuzimi seksual mund të nisë me një puthje ose ledhatime të karakterit seksual dhe vazhdojnë me më tej me veprime ndërfutëse, si seksi oral ose penetrimet vagjinale dhe anale”, ka potencuar ai.

Rriten rastet e ngacmimeve seksuale ndaj të miturve në Shqipëri

Ky fenomen është mjaftë aktiv edhe në shtetin fqinjë, Shqipërin.

Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për Kriminalitetin, në Shqipëri u regjistruan vitin e kaluar 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupine veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes për vitin 2020 është rritur në 3,55 %, nga 2,18% që ka qenënë vitin 2019.

Përpos abuzimit seksual me fëmijë, tronditëse është edhe vrasja e fëmijëve.

Vdekja në mënyrën më tragjike e Mateos së vogël nga Fieri i Shqipërisë, para disa ditëve ka tronditur gjithë shoqërinë.

Një 38-vjeçar rrëmbu fëmijën e fqinjit.

Autori i kësaj vrasje Klodian Çalamani sipas policisë së Shqipërisë, vrau Mateo Vasiun, me një lopatë dhe pastaj e groposi në oborrin e shtëpisë.

Trupi i pajetë i 8-vjeçarit, Mateo Vasiu u gjet i mbuluar me baltë.

Autori, Klodian Çalamani është arrestuar dhe ka pranuar krimin në polici. Viktima ishte nipi i shokut  të Klodian Çalamanit, ndërsa fqinjët thonë se autori ishte pijanec.

Prindërit, daja i të miturit të vrarë dhe shumë persona në Shqipëri e Kosovë të tronditur nga ky akt, kanë kërkuar dënim me vdekje për Klodian Çalamanin.

Si ndodhi ngjarja?

Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij.

Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.

Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit.

Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Në lidhje me vrasjet dhe abuzimet e fëmijëve në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme, ka kërkuar ndërveprim të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve duke vendosur edhe krijimin e një regjistri të posaçëm për kategoritë e fëmijëve që dhunohen.

Sipas statistikave zytare në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur mbi 300 sulme seksuale ndaj të miturve. Ekspertët thonë se dhuna seksuale mendohet të jetë në shifra më të larta, pasi sipas tyre ajo nuk raportohet në shumicën e rasteve.

Ndërsa, në Kosovë, Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, ka hyrë në fuqi nga 17 korriku i vitit 2020.

Ligji i obligon të gjitha institucionet publike, familjet, institucionet shkollore etj…, që të mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Me Ligj është i ndaluar ndëshkimi trupor dhe masat disiplinore, të cilat dëmtojnë dhe dobësojnë dinjitetin njerëzor të fëmijës, duke përfshirë format e dhunës fizike dhe mendore, si dhe sjellje që e degradojnë, turpërojnë dhe e vënë fëmijën në situatë të dobët. /Gazeta “Enigma”/


 

Related Articles