Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidenti Meta foli edhe për Festën e 28 nëntorit, ku tha se kanë një festë të madhe. Poashtu Meta tha se zgjedhjet në Kosovë ishin demokratike.
Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve.
Meta është takuar mëngjesin e së enjtes me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa do të takohet edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të Qeverisë, Albin Kurti. /Gazeta Enigma/.