Policia e Kosovës bëri të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zupqe të Zubin Potokut, raporton Gazeta Enigma.
Pas lajmërimit nga një burrë qe kishte hasur ne vitktimën, Policia dhe njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është bërë tërheqja e trupit të pa jetë, i viktimës mashkull kosovar.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutun e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Fsh. Zupqe, Zubin Potok, 25.11.2021 – NN. Një mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një trup të pa jetë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është bërë tërheqja e trupit të pa jetë, i viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/.