Në klinikat e COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet rajonale, aktualisht janë duke u trajtuar 736 pacientë.
Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, 606 prej pacientëve të hospitalizuar janë të konfirmuar me COVID-19, 572 prej tyre po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa prej tyre 34 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Numrin më të madh të pacientëve e ka Klinika Infektive e QKUK-së ku po trajtohen 112 pacientë, ndërsa nga spitalet e përgjithshme ai i Pejës ka numrin më të madh të pacientëve me COVID-19 ku janë të hospitalizuar 95 persona.