U emërua në pozitën e komandantit të FSK-së, por kush është Bashkim Jashari?

U emërua në pozitën e komandantit të FSK-së, por kush është Bashkim Jashari?

Pa shumë zhurmë në opinion publik, të martën u zyrtarizua se gjenerallejtënant Rrahman Rama, dha dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Gazeta “Enigma”.

Në vend të tij, nga sot do të jetë Bashkim Jashari i cili u betua para komandantes Supreme të FSK-së, Vjosa Osmanit.

Por, kush është Bashkim Jashari dhe çka dihet deri më tash për të?

Gjeneralmajor Bashkim Jashari, është fjali i djali i Rifat Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se emërimi i tij është bërë me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe me rekomandim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE: Rrahman Rama ia dorëzon detyrën e komandantit të ri të FSK-së

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese. Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ai në FSK deri më tani ka mbajtur pozitën e gjeneral majorit.

Për emërimin e tij në pozitën e komandantit të FSK-së, tashmë kanë reaguar duke e uruar edhe familja Jasharii.

Bekim Jashari deklaroi se Bashkimi ashtu si në luftë “krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre”.

“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar”, theksoi ai.

“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai. Për marrjen e pozitës së re, atë e ka uruar edhe ministri Armend Mehaj.  Ai tha se ka nderin dhe privilegjin të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamëz Jashari.

Ndërkohë kishte edhe nga figura politike të cilët nuk u pajtuan më dorëheqjen e Ramës, porse nuk e komentuan emërimin e Jasharit në krye të FSK-së.

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, e ka quajtur shkarkim nga pushteti, lirimin e detyrës së komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Rrahman Rama.

LEXO EDHE: Selimi për komandantin e FSK-së: Sot pushteti e ka shkarkuar një patriot e ushtarak vizionar

“Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike. Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar”, ka shkruar Selimi. / Gazeta Enigma/


Related Articles