Gërvalla e Osmani kundërshtojnë çfarëdo ideje për ndryshim kufijsh, alternativa e vetme zgjerimi i NATO-s

Gërvalla e Osmani kundërshtojnë çfarëdo ideje për ndryshim kufijsh, alternativa e vetme zgjerimi i NATO-s

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, kanë kundërshtuar çfarëdo ideje për ndryshim  të kufijve  në Ballkan, duke e cilësuar edhe si të rrezikshme.

Ata këto komente i kanë bërë në konferencën e përbashkët për medie pas takimit që kanë pasur në Prishtinë.

Gërvalla ka thënë që është shqetësuese vetëm  përmendja e atyre tezave.

“Është e rrezikshme kur jepen dhe bëhen tendenca të tilla, me ndarje dhe vija etnike, andaj për neve është shumë e qartë që për neve nuk ka rëndësi ai dokument, por është shumë e rrezikshme sepse nxit konflikte”, tha ajo.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se nuk duhet rënë në kurthe të tilla duke ju referuar një dokumenti i cili thuhej së ishte përgatitur nga kryeministri i Sllovenisë, i cili prashite ndryshim të kufijve në Ballkan, por që më vonë ishte mohuar.

“Ne nuk duhet të biem pre e atij kurthi, sepse ajo gjë është demantuar dhe nuk mendoj që është në rregull që këtë dokument ta lidhim me Slloveninë. Alternativa e vetme është zgjerimi i NATO-s për paqe”, tha Osmani.

Related Articles