Britania rrit angazhimin në dialogun Kosovë – Serbi, emëron emisarin special për Ballkanin

Britania rrit angazhimin në dialogun Kosovë – Serbi, emëron emisarin special për Ballkanin

Britania e Madhe e ka shtuar angazhimin e saj në Ballkanin Përendimor.

Si rezultat, ajo ka emëruar një të dërguar të posaçëm për rajonin.

Bëhet fjalë për Sir Stuart Peach.

Njoftimin e ka bërë vetë kryeministria britanike.

Sipas komunikatës të lëshuar nga kjo zyrë, Sir Stuart do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor,  SHBA-së dhe Evropës për të mbështetur dhe forcuar stabilitetin rajonal.

Aty përmendet edhe dialogu Kosovë – Serbi.

Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët tanë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga BE, mbështetje për normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe luftimin e grupeve të krimit të organizuar. Mbretëria e Bashkuar do të luajë një rol të rëndësishëm, duke punuar ngushtë me qeveritë e rajonit dhe partnerët e saj ndërkombëtarë”.

Vëmendje i është kushtuar edhe situatës në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Përfaqësuesi i Lartë ka paralajmëruar se Bosnja dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e saj të pasluftës dhe se ka një perspektivë reale për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm. Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuar po punon për të trajtuar çdo kërcënim ndaj stabilitetit në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, e cila ka mbështetur 26 vjet përparim të fituar me vështirësi në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Boris Johnson lidhur me këtë emërim tha se ekspertiza e gjerë e Sir Stuart do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon vendimtar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia./Gazeta “Enigma”/

Related Articles