Skuadra e Lazios ka barazuar në terrenin e saj ndaj Udinezes, në ndeshjen dramatike, shkruan Gazeta Enigma.
Mysafirët kaluan në epërsi përmes Bentos në minutën 17’. I njejti lojtar befasoi kur shënoi sërish në minutën 32’ duke e dyfishuar epërsinë. Golin e vetëm për skuadrën e Lazios në pjesën e parë e shënoi Imobilie në minutën 34’ ndërsa epilogun e pjesës së parë e vendosi Molina, i cili shënoi golin e tretë për mysafirët në minutën 44’. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë Lazio kishte ‘fytyrë’ tjetër me paraqitje.
Fillimisht Pedro ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën 52’, ndërsa rezultatin e barazoi Milenkoviç-Saviç në minutën 56’. Vetëm një minutë më pas sërish Lazio hasi në probleme pasi Patriç u ndëshkua me karton të kuq. Por edhe mysafirët nuk kaluan në mënyrën më të mirë pasi Nuhal Molina u ndëshkua poashtu me karton të kuq. Kjo ndihmoi Lazion që të krijoj epërsinë për herë të parë në ndeshje (4:3) përmes Francesko Acerbit në minutën 79’. E kur pritej që të inkasonin tri pikë nga një përpjekje e madhe, Lazio pësoi në fund të takimit, saktësisht në vazhdimin prej 10 minutash. Ishte Tolgay Rasian lojtari që barazoi shifrat, për të vënë vulën përfundimtare të kësaj ndeshje tejet dramatike në Serie A. /Gazeta Enigma/