Në Shqipëri katër persona humbin jetën nga COVID-19

Në Shqipëri katër persona humbin jetën nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar katër humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 406 persona.

Kjo ditë ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve të reja dhe ka regjistruar të njëjtën shifër fatalitetesh.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 136 pacientë, ku 12 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 484 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191 mijë e 386 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 108 qytetarë. Janë kryer mbi 1.4 milionë testime totale dhe 2 mijë e 506 ditore.

Aktualisht janë 6 mijë e 551 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Related Articles