Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur të premten në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Përleshja ka ndodhur te nënkalimi te Santea, rreth orës 19:30.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Enigma zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor” ka thënë Ahmeti.
Sipas saj lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Kurse, hetuesit policor kan nisur hetimin lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Gazeta Enigma/.