Një person ka vdekur të premten mbrëma pas orës 21:00 derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë 03.12.2021 – 21:20. Është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta “Enigma”/