Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 33 pacientë.
Prej tyre 11 me COVID-19 e 22 të tjerë post-COVID.
Sipas ShSKUK-së, Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.
Njoftimi i plotë:
Në ShSKUK po trajtohen 22 pacientë post- COVID
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës po trajtohen 33 pacientë, 22 post-COVID dhe 11 të tjerë të konfirmuar me COVID19 pozitivë.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Gazeta “Enigma“/