I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Eskobar, pritet ta vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.
Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm. / Gazeta Enigma.