Ish-ministri Shatri: Kosova ka dalë nga lufta pa trashëguar rezerva të arit nga ish-Jugosllavia

Ish-ministri Shatri: Kosova ka dalë nga lufta  pa trashëguar rezerva të arit nga ish-Jugosllavia

Ekspertët kanë vlerësuar që Kosovës i duhet një Ligj mbi pasurinë e arit, pasi që një ligj të tillë ende nuk ekziston në vendin tonë, shkruan Gazeta Enigma.

E kjo ka bërë që të ketë problem të madh edhe në treg pasi tregtia me ari nuk është ë rregulluar ligjërisht.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, thotë se vendi ynë ka rezerva mirëpo i ka në vlerë monetare.

Sipas tij, Kosova ka dalë nga lufta në vitit 1999, pa trashëguar rezerva të tilla nga ish-Jugosllavia.

Tutje ai thekson se sipas tij, Kosova, fillimisht, në pesë vjetët e para pas luftës, kishte investuar në krijimin e infrastrukturës institucionale dhe krijimin e parakushteve për të formuar shtetin, me një buxhet shumë formal prej rreth 300 milionë eurove.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri

Ndërsa, “pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, ishin nevojitur investimet për ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjeve dhe ndërtimin e institucioneve që merren me inkasim të tatimeve dhe doganat”, deklaron Shatri për Gazetën Enigma.

“Arsyeja se pse s’kemi rezerva të arit, fillimisht, është kapaciteti i dobët dhe mundësia e vogël për të pasur më shumë kapital buxhetor. Nëse do të kishim pasur rezerva më shumë, atëherë në vend se t’i ruanim ato në valutë, shteti do t’i shndërronte ato në rezerva të arit, në qoftë se do të vlerësohej se ecuria e çmimit të arit, kur blihet, është e favorshme. Por, varet edhe nga lëvizjet e çmimit në treg”, përfundon ai Shatri.

Ndryshe, Kosova ende mbetet i vetmi vend në rajon pa rezerva të arit.

Kurse, bankat qendrore të botës aktualisht mbajnë më shumë se 35.000 tonelata arë./Gazeta Enigma/

Related Articles