Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimë është një grua nën 40 vjeçe.
Viktima është nga komuna e Gjakovës.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 3 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 4 persona.
Dy nga rastet e infektuara me virus janë të moshës 40-49 vjeçare, ndërsa një i infektuar i moshës 50-59 vjeçare. / Gazeta Enigma.