Nesër do të zbulohen çiftet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Në fakt, kështu ka vendosur Komisioni i Garave, sipas së cilit, shorti do të hidhet të martën nga ora 11:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të BKT Superligës, 6 skuadra të Viva Fresh Ligës së Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë.
Skuadrat pjesëmarrëse në short janë: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.
Siç dihet, fitues aktual i Kupës është Llapi.
Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.