Haradinaj: Unitet e jo tërheqje përballë Serbisë

Haradinaj: Unitet e jo tërheqje përballë Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj partia që drejton është e gatshëm që në çdo kohë e në çdo situatë të jenë aleatë i Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti, që në betejën politike me Serbinë, ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Sipas tij, Kosova sot nuk e ka komoditetin e debateve as për tërheqje, as për dorëheqje e as për zgjedhje të reja.

“Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër e kanë kërkuar dhe e kanë marrë mbështetjen e popullit, 50 plus për qind, për t’i zgjidhur temat e mëdha dhe sot nuk e kanë komoditetin që as ta mendojnë tërheqjen eventuale nga kjo betejë. Në të kundërtën kjo do të konsiderohej dezertim në raport me interesin shtetëror e kombëtar të Kosovës. Kosova sot, më shumë se kurrë ka nevojë për unitet politik, në mënyrë që njëzëri ta mbrojë interesin e vet”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Enigma/.

Related Articles