Sot në Kosovë do të fillojë të jepet doza përforcuese dhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se doza e tretë u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur.
Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
“Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë. Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”, thuhet në njoftim.
Nga MSh thonë edhe se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjecare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.
“Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura. Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike. Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19. #Vaksinohu, mbroje veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ekspertët shëndetësorë konsiderojnë dhënia e këtyre dy lloj dozave vjen në momentin e duhur pasi që studimet kanë treguar se ato e rrisin deri në 40 herë nivelin e antitrupave neutralizues. Por, edhe qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim dhe thonë se posa të njoftohen nga Ministria e Shëndetësisë për termin ata nuk do të hezitojnë por do e marrin qoftë dozën përforcuese apo edhe të tretën.
Ndryshe, dozën përforcuese do të mund ta marrin personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë, ndërsa dozën e tretë do e marrin të gjithë qytetarët ata që kanë marrë që të dy dozat e vaksinës, por që kanë imunitet të dobët apo kanë ndonjë sëmundje shoqëruese.
Qytetarët pritet të njoftohen për datën e vaksinimit përmes mesazheve telefonike, e-mailit dhe njoftimeve publike. /Gazeta Enigma/.