Komisioni për Integrime Evropiane ka proceduar në seancë plenare Raportin e Progresit për Kosovën.
Meqenëse i njëjti është diskutuar disa herë, anëtarët e komisionit nuk diskutuan përmbajtjen e tij.
Ndërkohë, miratuan projektligjin për tregti me jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Kryesuesja e komisionit, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi tha se vonesat në procedim kanë qenë për shkak të mos përkthimit në gjuhën shqipe.
“Ky raport deri më tani ende nuk është përkthyer në gjuhë zyrtare dhe nuk kemi mundur të procedojmë për seancë plenare”, tha ajo.
Me rekomandim të anëtarit të komisionit të LVV-së, Driton Hyseni, u shty shqyrtimi i raportit mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021./Gazeta “Enigma”/