Një vetaksident është shkaktuar në Obiliq.
Një veturë e tipit Golf 2 është rrotulluar në fshatin Raskovë të kësaj komune.
Sipas të dhënave të Policisë drejtuar Gazetës ‘Enigma’, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim në Emergjencë.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./Gazeta Enigma/