Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Toano, në Itali.
Mediat italiane raportojnë se një 20 vjeçar pas përplasjes me makinë, i riu doli nga automjeti që drejtonte dhe rrëshqiti në një rezervuar me 4 metra ujë, një lloj pusi në anë të rrugës për grumbullim uji.
Ai vdiq nga mbytja në ujë, raporton a2news.
Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga njësitet zjarrfikëse që ndërhynë nga Castelnovo.
Ndërkohë, karabinierët e Toanos po hetojnë në disa pista, por hipoteza e parë është që makina duke dalë nga rruga ka dëmtuar kapakun që mbulon pusin.
/Gazeta Enigma/